8 Gusht, 2019

Adrola Dushi rrëfen gjestin e të birit që e bëri të qajë: Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua…


Modelja e njohur, Adrola Dushi, është nënë e një djali 4-vjeçar, Troi, me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë.

Ajo herë pas here publikon foto apo video me të birin në profilin e saj në “Instagram”. Por gjatë një interviste për “Prive”, Adrola ka zbuluar se Troi është miku më i shtrenjtë për të.

Madje bukuroshja shqiptare ka rrëfyer edhe një histori prekëse që e ka bërë atë të qajë: “Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij: o nëna shiko çfarë mora sot në kopsht.

Më pas Troi ka thënë  po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam”.

© Panoramaplus.al