Modelja e famshme shqiptare, Adrola Dushi, ka deklaruar se nuk është aspak një vajzë materialiste dhe madje e irriton sjellja e njerëzve që sot tentojnë të blejnë çdo gjë me para. Dushi, në intervistën e fundit dhënë për “Prive”, ka deklaruar se asaj nuk i bëjnë aspak përshtypje paratë dhe se e do më shumë se gjithçka dashurinë e njerëzve që i ka përreth.

“Miqtë e mi të afërt më thonë se kam lindur në kohën e gabuar. Gjithçka paguhet me para sot, dashurinë e ndjenjën dhe kjo më irriton pafund. Mua s’mund të më blesh kurrë me para, mua s’më bën asgjë të lumtur, as paratë e as gjërat materiale, vetëm njerëzit. Vetëm mirësia e njerëzve më bën të lumtur. Nëse njerëzit më duan e më rrinë afër, jam gati të bëhem tapet për ta”, ka thënë Adrola në intervistën “10 gjëra që s’i keni ditur”.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u rikthye në vëmendjen e publikut martesa e saj, që përfundoi me divorc para dy vitesh me ish-bashkëshortin, Adis Patushi. Çifti ka një djalë të quajtur Troi dhe shkak që portalet të shkruanin për ish-çiftin u bënë komentet që shkëmbyen në “Instagram”.

Adrola ka nisur karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here kthehet në Shqipëri ku takon miqtë dhe të afërmit e saj. Ndonëse kanë vite të ndarë, duket se Adrola dhe Adisi kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Madje, ata shpeshherë janë parë edhe së bashku.

Nëpër intervista të ndryshme, modelja ka rrëfyer se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithçkaje. Madje, ata nuk ngurrojnë as që të komentojnë në postimet e njëri-tjetrit që bëjnë në rrjetet sociale. Së fundmi, Adrola ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft elegante dhe Adisi ka lënë një koment.

Nëpërmjet një emoji, Patushi i thotë modeles se është perfekte dhe numër 1-shi. “Mami Toit”, i është përgjigjur Adrola, ku Adisi ka vazhduar ta quajë 1-sh ish-partneren e tij. Kujtojmë që me bërien publike të lidhjes së tyre, u fol se modelja ishte martuar me një djalë shumë të pasur.
© Panoramaplus.al
