Adrola Dushi është vaksinuar kundër Covid-19 dhe këtë e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në rrjete sociale. Modelja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqet në momentin e marrjes së vaksinës.

Krahas këtij imazhi, modelja ka zbuluar se kjo ka qenë dëshira e babait të saj.
“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për pesë minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota, pasi vendosa të bëj vaksinën”, shkroi zeshkanja seksi krahas postimit.

Kohët e fundit u mësua se ish-bashkëshorti i Adrolës, Adis Patushi ka nisur një lidhje të re dashurie. Ai publikoi në Instastory një foto në të cilën shfaqej në makinë duke i dhuruar një puthje në faqe një vajze bionde, identitetin e së cilës nuk e zbuloi. Kjo sepse, Adisi përdori filtra për të mbuluar fytyrën e saj.

Por edhe pse në një lidhje të re, ai nuk e ka harruar ende modelen, sepse nuk i ka fshirë fotot me të në profilin e tij në Facebook, madje as ato të martesës.
Modelja 28-vjeçare konfirmoi ndarjen nga Adis Patushi në vitin 2017. Ata janë prindër të një djali, i cili quhet Troi.


