Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka bërë së fundmi një dedikim mjaft të veçantë për prindërit e saj. Ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me nënën dhe babain.

Krahas fotos, modelja shprehet se në ditët më të errëta kur ajo ndihet e pavlerë dhe jo e dashur, kujton se është bija e tyre.

“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time.??”, janë fjalët që Adrola ka shkruar krahas fotos me prindërit.

Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se modelen do ta shohim shumë shpejt në ekran, pasi do të jetë pjesë e “Kënga Magjike”.


