TikTok është kthyer në një nga platformat e preferuara të Bebe Rexhës.

32-vjeçarja është pa dyshim një prej shqiptareve më të ndjekura në këtë rrjet social. Ajo rrëmben shpesh herë vëmendjen e miliona ndjekësve me videot që publikon, duket u shfaqur herë pas here provokuese dhe duke treguar pa hezitim linjat e saj.

Ketë herë ajo bëri një përjashtim, pasi interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” deshi të ndajë me fansat anën tjetër të saj – atë të dukjes natyrale kur sapo zgjohet në mëngjes.
Pa frikë mund të themi se Rexha ka një dukje të përsosur dhe mjaft atraktive edhe kur është “ujë dhe sapun”, gjë edhe për të cilën është komplimentuar nga fansat e saj.

Nga ana profesionale kujtojmë që Bebe dhe DJ i famshëm botëror, David Guetta, kanë mbledhur sërish forcat për një bashkëpunim, ku kësaj radhe do të sjellin remiksin e këngës së famshme “Blue”.
© Panoramaplus.al
