Fifi dhe Adisi po jetojnë ditë dashurie. Çifti që publikoi lidhjen e tyre pak ditë më parë, tashmë nuk fshihen për sytë e publikut. Edhe në festën e Big Brother, çifti u shfaq së bashku përgjatë gjithë kohës.

Madje ata nuk shqetësoheshin aspak nga sytë e kureshtarëve, teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime të nxehta. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video dhe foto ku dyshja shfaqet të afërt, duke shijuar momentet së bashku.
Një tjetër pozë e asaj dite është publikuar edhe në Isntagramin e Adisit. “E kom njo’ që s’e ka kush!”, ka shkruar ish-burri i Adrola Dushit që tashmë shfaqet më i dashuruar se kurrë me këngëtaren nga Kosova. Vetëm pak ditë më parë Fifi i dedikoi atij edhe këngën e fundit që publikoi. “Hana” ishte kënga që ajo i dedikoi partnerit të ri, që shpejt u shndërrua në një hit.

