Adelina Tahiri është një ndër personazhet që gjithnjë komentohet.

Së fundmi, në “Dance Albania” ajo bëri me dije se familja e saj po organizon një festë të jashtëzakoshme. Gjithashtu, ajo tha se edhe djali i saj po kërkon dasmën e prindërve, jo vetëm kaq por Adelina zbuloi edhe planet për zgjerimin e familjes së saj, theksoi se i shoqi “kërkon një familje të madhe me shumë fëmijë, ndaj edhe e ka marrë gruan shqiptare”.

Kujtojmë se Adelina është gjykuar së shumti për martesën e saj, ddjekësit i kanë shkruar më herët se bashkëshorti i saj ishte shumë plak duke i kërkuar të mos e nxjerrë në foto. Ajo nuk u përmbajt në përgjigje duke i thënë se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve, realisht nuk meritojnë vëmendje, po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, është përgjigjur Adelina më herët duke ua ‘mbyllur’ gojën që të gjithëve për jetën e saj private.

© Panoramaplus.al

