Në gusht të vitit të kaluar, këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, avokati maqedonas Serjozha Markov, vendosën që djalin e tyre ta quanin Jon.

Pas lindjes, Adelina vendosi që t’i përkushtohej të birit të saj, duke lënë kështu pas koncertet apo sjelljen e një këngë të re.

Por së fundmi, këngëtarja ka dhënë një lajm mjaft të bukur për fansat e saj të shumë. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo zbulon se së shpejti do të publikojë një këngë.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Adelina shfaqet në një studio diskografike. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera, nëse do të jetë baladë apo ritmike, ose nëse do të jetë një bashkëpunim.


