Këngëtarja Adelina Tahiri feston sot 27-vjetorin e lindjes. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se e ka pritur ditëlindjen në njërin prej restoranteve më të mirë, me ushqimin e gatuar nga kuzhinieri i famshëm Nusret.

Ndërkohë sapo ka hyrë mesnata, Adelina ka publikuar një foto ku tregon se sa vjeç mbush dhe uron veten me rastin e ditëlindjes.

Sigurisht që fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku fansat e kanë uruar.

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu edhe dhuratat luksoze që ka marrë nga bashkëshorti i saj.

Në foton e publikuar në “Instagram”, shihet një orë e markës luksoze ‘Rolex’ dhe një byzylyk dhe unazë e markës ‘Cartier’ që kapin shifrat marramendëse.

“Faleminderit zemra ime”, shkruan Adelina pranë fotos duke e falenderuar publikisht bashkëshortin.

© Panoramaplus.al

