Gjatë gjithë këtij viti, këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Fillimisht Adelina e mbajti të fshehur këtë lidhje, por tashmë që vëmendja është rritur drejt tyre, këngëtarja nuk ngurron t’ia shprehë hapur dashurinë bashkëshortit duke postuar shpesh foto me të.

Së fundmi ajo ka postuar një foto që tregon një moment intim me të shoqin. Adelina shfaqet duke u puthur me bashkëshortin në Vienë të Austrisë, teksa bora ka zbardhur gjithandej.

Të dy shkëmbejnë një puthje pasionante rrugëve të Vienës, ku ndodhen këtë fundvit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
