10 Maj, 2019

Adelina Tahiri bën super blerjen dhe nuk e ka problem ta tregojë publikisht (FOTO)


Këngëtarja, Adelina Tahiri, ka zbuluar së fundmi se i ka bërë dhuratë vetes një makinë të re. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Adelina tregon se makina që ka zgjedhur është një BMW, ngjyrë e bardhë.

“Zemra ime e re”, shkruan Adelina krahas postimit të saj. Kujtojmë se këngëtarja është përfolur gjithmonë për jetën e saj luksoze dhe markat e shtrenjta që zgjedh të bëjë publike edhe në profilin e “Instagram”-it.

Rreth një vit më parë, Adelina kurorëzoi në martesë dashurinë me partnerin maqedonas, Serjozha Markov.

© Panoramaplus.al