12 Shkurt, 2022

Adele shfaqet e zhveshur me sytjena/ I lë pa fjalë të gjithë me performancën e saj në një klub striptizmi


Këngëtarja e hitit ‘Easy on me’,Adele, i ka shokuar të gjithë mbrëmjen e së enjtes kur u shfaq me sytjena dhe u fut në skenë duke bërë striptizëm.33-vjeçarja, kishte parë ngjarjen e ‘GAY Porn Idol’ në Heaven të Londrës përpara se të shkonte në skenë dhe të performonte një kërcim kërcim në tub, ndërsa të gjithë mbetën gojë hapur.

Adele, e cila është kthyer në shtëpinë e saj në Londër pas fitores së trë çmimeve në ‘BRIT Awards’, u filmua nga personat e klubit teksa kishte të veshur një kostum të bardhë, ku kërcente dhe  këndonte me miqtë e saj.

Më herët, ajo kishte bërë një performancë shumë të civilizuar kur u shfaq në shfaqjen e ‘Graham Norton’ pas suksesit të saj të madh në ‘BRIT Awards’  këtë javë.

Adele fitoi çmimet si artistin, albumin dhe këngën më të mirë të vitit për “Easy on Me”.

Pasi fitoi të parin nga tre çmimet e saj, për “Këngën më të mirë”, Adele tha: “Nuk mund të besoj se një baladë fitoi kundër kaq shumë këngëve të tjera “.

I ashtuquajturi “Albumi i saj i divorcit”, 30-vjeçarja, ishte më i shituri në vitin 2021 , me më shumë se 600,000 kopje në vetëm gjashtë javë, dhe ylli ia kushtoi çmimin e saj djalit dhe ish-bashkëshortit.

Gjatë fjalimit të saj, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse emri i këtij çmimi ka ndryshuar, por më pëlqen shumë të jem grua dhe të jem një artiste femër. Jam vërtet krenare për ne .”

© Panoramaplus.al