27 Tetor, 2022

Adele merr vendimin e papritur/ Këngëtarja tërhiqet përkohësisht nga muzika, ja arsyeja


Adele duket se ka vendosur të largohet për pak kohë na muzika dhe t’i përkushtohet arsimimit.

Pas shfaqjeve të saj në Las Vegas artistja po planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze.

Teksa ka bashkëbiseduar me fansat e saj, Adele tha se do të përfundojë një kurs për të marrë diplomën pasi dëshironte të shkonte në universitet kur të kishte mundësi.

“Pas Vegasit, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsinë Angleze,”- tha ajo. “Nëse nuk do të kisha bërë sukes me muzikë, mendoj se do të isha bërë patjetër mësuese. Mendoj se do të isha një mësuese anglishteje.

“Padyshim që ndihem sikur përdor pasionin tim për English Lit në atë që bëj. Por edhe pse nuk është se do të vazhdoja të gjeja një punë nga diploma ime, do të doja të kisha shkuar në universitet, do të doja ta kisha pasur atë përvojë.”- vazhdoi këngëtarja.

“Unë nuk do të shkoj në universitet, do ta bëj online dhe me një mësues, por ky është plani im për vitin 2025. Është vetëm për të marrë kualifikimet,”– theksoi ajo.

Shfaqjet e Adele do të zgjasin deri më 25 mars 2023. Ekziston një numër i zgjedhur biletash për 32 shfaqjet. Përparësi do të kenë fansat që mbanin më parë bileta për datat origjinale të shfaqjes ose ishin regjistruar dhe ishin në listën e pritjes.

Shfaqjet  fillimisht ishin planifikuar  të fillonin të premten, 21 janar dhe të zgjasin deri në mes të prillit, por u anuluan në fillim të këtij viti për shkak të COVID-19. Në një postim të përlotur në Instagram, Adele i kërkoi fansave falje publikisht.

© Panoramaplus.al