18 Shtator, 2023

Adele ka kurorëzuar dashurinë në martesë me Rich Paul? Ja përse fansat janë të bindur


Këngëtarja e njohur Adele mund të ketë kurorëzuar në fshehtësi dashurinë me partnerin e saj prej disa vitesh Rich Paul.

Fansat e artistes të hitit “Easy on Me” dyshojnë prej kohësh se ajo mund të jetë martuar tashmë me të dashurin e saj, por pasi ajo e quajti atë “burrin e saj” në koncertin e fundit.

Artistja fitues i Grammy-t, 35 vjeç dhe sportisti 41 vjeç, janë në lidhje që nga viti 2021 dhe së fundmi kanë blerë një shtëpi së bashku. Ajo ishte e martuar më parë me Simon Konecki nga viti 2018 deri në vitin 2021, dhe ata kanë një djalë, Angelo, dhjetë vjeç.

Gjatë qëndrimit të Adele në Las Vegas, ajo ndezi thashethemet jo vetëm për fejesë, por edhe për martesë pasi hodhi poshtë propozimin e një fansi, duke pretenduar se “burri i saj”, i njohur ndryshe si Rich, ishte në audiencë.

Në videot e shpërndara nëpër mediat sociale, ylli shihet duke i thënë një fanseje në koncert: “Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam besnike, dashuria ime. Dhe burri im është këtu sonte”.

Pasi fansja u përpoq që ajo të pranonte propozimin, Adele tha: “Jo, nuk dua të provoj! Unë jam me Richin”, dhe bëri shaka: “Ti je e çmendur, më lër të qetë”.

Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar se ata në fakt u martuan, fansat tahmë janë më të bindur teksa janë shprehur në rrjetet e tyre sociale: “O Zot ajo e quajti atë burrin e saj!”, “Ajo e meriton gjithë lumturinë e botës”- shtoi dikush tjetër.

© Panoramaplus.al