6 Shtator, 2022

Adele dhe i dashuri i saj janë martuar në fshehtësi? Ja detaji që nxiti dyshime


Fansat po spekulojnë se Adele mund të jetë martuar fshehurazi me të dashurin e saj Rich Paul pasi kanë parë një të dhënë në postimin e fundit të këngëtares në Instagram.

Britanikja ndau foto nga shtëpia e saj në Los Angeles të dielën teksa festoi fitimin e saj të parë të çmimit ‘Emmy’ për koncertin e saj televiziv, ‘Adele: One Night Only’. Ajo ka publikuar një foto të kupës në tavolinën e saj, ku mund të shihet një lojë e personalizuar me etiketën “The Paul’s”, duke nxitur një mori komentesh nga fansat që kanë nisur duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti. Loja, e cila duket të jetë një grup domino ose pllakash ‘Rummikub’, me të shkruar “The Paul’s” në anë, ka bërë që shumë fansa të pysin “A je martuar?”.

“Nuk mund të them nëse jam më i emocionuar nga ky detaj apo i mërzitur nga shenjat e këqija të pikësimit”, shkroi një tjetër. Superylli dhe agjenti multimilioner u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021.

Muzikantja ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin Simon Konecki, babai i djalit të saj nëntë vjeçar Angelo, me të cilin u martua në vitin 2018 dhe u nda në të njëjtin vit.


Në një intervistë muajin e kaluar me ‘ELLE UK’, Adele iu përgjigj thashethemeve se ishte fejuar, duke u tallur se “edhe mund të jetë martuar”.

Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu,” tha ajo. “Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Epo, nuk jam e martuar‘ -shtoi më pas kur u pyet nëse unaza që ajo mban së fundmi është një unazë diamanti fejese.

“Unë thjesht kam rënë në dashuri! Unë jam e lumtur. Mund të jem edhe e martuar”, duke rrëfyer më vonë: “Nuk jam e fejuar. Thjesht më pëlqejnë bizhuteritë e mëdha.”

Në maj Adele u transferua me Rich, i cili menaxhon yjet e NBA-së, LeBron James, Anthony Davis, Ben Simmons, mes atletëve të tjerë, pas një viti lidhjeje teksa ajo ndau një foto të tyre jashtë shtëpisë së tyre të re prej 58 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Gjatë një interviste me ‘Rolling Stone’, Adele e përshkroi marrëdhënien e saj me Richin si më të “pabesueshmen” në të cilën ajo ka qenë ndonjëherë.

Ndërsa ata janë në lidhje që nga vera e kaluar, dyshja në fakt u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së një miku disa vite më parë. Ata do të zyrtarizonin lidhjen më vonë në qershor 2021, me Adele duke thënë: “Nuk u thashë vërtet shumë miqve të mi në fillim, sepse doja ta mbaja për vete.”

Adele dhe ish-i saj Simon kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë, duke qenë prindër të Angelo, ndërsa Simon u pa duke u shoqëruar me Rich gjatë koncerteve të Adel në ‘Hyde Park’ këtë verë. Dyshja, të shoqëruar nga djali nëntë vjeçar i Adelës, u panë duke biseduar së bashku në zonën VIP. Duke dëshmuar forcën e miqësisë së tyre, Adele ia kushtoi çmimin e saj në ‘BRIT’ Simon dhe djalit të tyre Angelo në shkurt.

Adele u tha shikuesve që çmimi i saj ishte për djalin dhe ish-burrin e saj, sepse albumi është “me të vërtetë për ta”, përpara se ta vlerësonte veten për “shfaqjen e diçkaje kaq personale”. Albumi i katërt i yllit flet përndarjen e saj të dhimbshme nga Simon, duke shpjeguar më parë se kënga kryesore e albumit ‘Easy On Me’ ishte shkruar për djalin e saj, i cili kishte pyetje për prindërit e tij pas ndarjes së tyre.

© Panoramaplus.al