Action Bronson është ngjitur sonte në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ për të falur një performancë magjike. Reperi me origjinë shqiptare performoi për herë të parë në vendin tonë teksa më herët ka performuar në Kosovë në ‘Sunny Hill’.
Ai performoi disa nga hitet e tij më të njohura duke elektrizuar gjithë të pranishmit.

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani është shumë popullore në SHBA por edhe në vendin tonë. I njohur gjithashtu si ‘Bam Bam Baklava’, ai lindi në New York nga një baba shqiptar dhe një nënë hebre.
Duket se Bronson i bën të gjitha, reper, kuzhinier, aktor…

Bronson është shfaqur në filma si ‘The King Of Staten Island’ dhe ‘The Irishman’, por, ende nuk ka luajtur një rol kryesor në asnjë projekt filmik. Megjithatë, ai është mësuar me kamerat përmes shfaqjes së tij të gatimit ‘F*ck, That’s Delicious’.
Hera e fundit që Branson ishte në Kosovë ishte në 2018 kur mori pjesë në “Sunny Hill Festival”.
View this post on Instagram
Bronson ka treguar se babai i tij është me origjinë nga Kosova, më saktë nga Gjilani, por familja e babit jeton në Shkup, Maqedoni. “Unë nuk flas shqip. Nuk e kam folur apo dëgjuar për një kohë shumë të gjatë.”- ka thënë ai në intervista.
© Panoramaplus.al
