Argjira Spanca dhe Graciano tagani kanë nisur një marrëdhënie të bukur romantike, të cilën e bënë publike pak javë më patë.

Moderatorja dhe balerini tashmë nuk i shpëtojnë dot më pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, përsa i përket raportit të tyre në çift.

Së fundmi, Argjira ka zhvilluar një bisedë virtuale me fansat e saj. Njëra prej tyre e pyet nëse zihet ndonjëherë me partnerin e saj, Gracianon.

“Jo! Asnjëherë!”,- u përgjigj blogerja kosovare, duke shtuar dhe një buzëqeshje, si për të nënkuptuar që nuk është kështu.

Argjira zbuloi gjatë një interviste të dhënë më parë se në fillim ishte shumë e frikësuar nga ideja se do të bashkëjetonte me Gracianon.

Kjo sepse në shoqëri kishte dëgjuar gjëra të “tmerrshme” për pakujdesinë e meshkujve në shtëpi dhe për të gjitha punët që duhet të bëjnë vajzat.

Mirëpo, ajo tha se me Gracianon është komplet e kundërta, sepse balerini jo vetëm që është i rregullt, por e ndihmon moderatoren edhe me gatimin.

Dyshja treguan se në fillim kanë qenë miq të mirë e më pas ka qenë Graciano ai që nisi të flirtonte për më shumë se shoqëri, duke i dhënë sinjalet e para Argjirës.

Zhvendosja e vajzës nga Kosova në Tiranë për shkak të punës ishte ajo që e bëri Gracianon të besonte se një lidhje mes tyre do të funksiononte.


