Banorët e Big Brother që tashmë po zhvillojnë një lojë të re ku duhet të qëndrojnë të mbyllur në një kuti, kanë pasur edhe zënka me njëri-tjetrin. Nga kjo lojë ka nisur një debat në formë shakaje edhe mes çiftit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët përfunduan duke pështyrë njëri-tjetrin.

Ndërsa po qëndronin me kutitë afër njëri-tjetrit, aktori e shtyu Beatrix Ramosajn dhe kjo e fundit duke “lujatur” mundohej të mos e lejonte dhe i thoshte se është acarues. Pas kësaj, Donald Veshaj filloi ta pështynte.
Beniada i tha se të njëjtën gjë i bëri dhe asaj dhe shkoi ta ndihmonte këngëtaren që të ‘shpëtonte’ nga Donaldi.
Biseda mes tyre:
Donald: Më ke zënë rrugën si plesht i vogël.
Beatrix: Unë plesht?
Donald: Mos më godit moj, ti rri si plesht i vogël, ik andej moj, plesht acarues.
Beatrix: Të duket vetja i fortë?
Donaldi: Bëj içik mbrapa (dhe e pështyn nga vrima e kartonit).
Beatrix: A të… Do të rraf idiot, nuk ke për të fjetur gjumë gjithë natën aaaaa, o acarues i keq, hape dorën.
Beniada: Çfarë të bëri o Triksa?
Beatrix: Më lau në fytyrë, mbaje mend Donald auuu.
Beniada: Pështyje Triks, pështyje, lage te dora, prit të vij edhe unë Triks të ndihmoj.
Beatrix: Do ta gjej vrimën idiot. Mbaje mend Donald!






