1 Tetor, 2019

A të dhembi kur ta ndërruan? Linda Rei jep përgjigjen epike


Linda Rei është një nga transgjinoret më të njohura shqiptare, e komentuar shumë në mendia. Ajo di që shpesh të tërheqë vëmendjen.

E ftuar së fundmi në emisionin “n’Kosovë show”, Linda tregoi më shumë detaje për jetën e saj. Ndër të tjera Rei u pyet për operacionin për ndërrimin gjinor.

Moderatori: Na i shpjego pak si është?

Linda: Si të gjitha operacionet normale. Si është? Hej Zot. Kur të bie dhëmbi dhe të vë dentisti një dhëmb tjetër, a ha njësoj bukë?

Moderatori: Dhëmbi kur ndërrohet dhemb, a ka dhimbje?

Pas kësaj pyetje të moderatorit, Linda, i ftuari Valton Krasniqi dhe publiku qeshën me të madhe.

“Mos ma ktheni në humor. Jam duke e pyetur shumë seriozisht”, tha moderatori Shpëtim Desku.

Linda: Po ça kujton ti se është si makinë, marrin një pjesë plastike dhe ta vendosin si lodër? Trupi im, është mish.

Moderatori: Është marrë mish nga pjesa jote e trupit?

Linda: Operacioni i ndryshimit gjinor nuk është siç bën gjoksin, që fut në trup diçka artificiale. Ajo ‘poshtë’ me atë që ke transformohet, nga ashtu në ashtu.

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al