11 Tetor, 2021

A shkëmbejnë më mesazhe bashkë? Donald Veshaj flet për marrëdhënien me Bora Zemanin dhe ngre dyshime se mund të kthehen sërish me njëri-tjetrin


Disa muaj pas ndarjes, aktori Donald Veshaj ka ngritur dyshimet se mund të rikthehet me moderatoren Bora Zemanin në të ardhmen. Ish-çifti kanë pasur shumë ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre që zgjati tre vite.

bora zemani, donald veshaj (2)

Ata i dhanë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë aktori i humorit ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. E tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP”, fansat janë kuriozë të dinë nëse ka ende shanse që dyshja të rikthehet bashkë.

bora zemani atdhe xharavina (5)

Gjatë një bashkëbisedimi me Rudina Demnerin (Palomën) në oborrin e shtëpisë, aktori ka folur për lidhjen që ka pasur me moderatoren simpatike. Ai pranoi se të dy kanë qenë xhelozë, por nuk u përgjigj kur u pyet nëse shkëmbejnë ende mesazhe bashkë, apo nëse ka ende shanse që të rikthehen me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Rudina Demneri: As xhelozia?

Donald Veshaj: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Rudina Demneri: Ti e vuan tani?

Donald Veshaj: Jo…tani jo.

Rudina Demneri: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donald Veshaj: Jo, jo.

Rudina Demneri: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donald Veshaj: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (i referohet Borës).

Rudina Demneri: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donald Veshaj: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Rudina Demneri: Ti doje më shumë vëmendje?

Donald Veshaj: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Rudina Demneri: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donald Veshaj: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Rudina Demneri: Flisni me mesazhe apo jo?

Donald Veshaj: Mbaroi intervista.

Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora Zemani deklaroi se Donaldi ishte dashuria e jetës së saj. Por më vonë patën disa mosmarrëveshje dhe madje i fshinë të gjitha fotot çift që kishin postuar në rrjetet e tyre sociale. Ajo madje deklaroi se Donaldi është dashuria e jetës së saj pa hezituar fare.

bora zemani atdhe xharavina (1)

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpi, ndjekësit kanë vënë re një afrimitet të madh mes Veshajt dhe këngëtares Semi Jaupaj, e cila është shoqja e ngushtë e Borës. Semi deklaroi pak ditë më parë se së bashku me Donaldin do të bëjë një tatuazh të njëjtë. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ka apo jo një pëlqim mes tyre që i tejkalon kufijtë e shoqërisë.

bora zemani (5) bora zemani (2) bora zemani (3) bora zemani (6) bora zemani (3) bora zemani (1) bora zemani2 donald-veshaj-bora-zemani4 spartak ngjela bora zemani (2) bora zemani (8)

© Panoramaplus.al