Pavarësisht ndarjes, Ronela Hajati dhe Young Zerka vazhdojnë të përfliten në mediat rozë.

Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar tek “Soiree”, ku foli jo vetëm për anën profesionale, por edhe për jetën private.

Pak kohë më parë, artistja ka lansuar albumin “Rron”. Ajo tregoi se këtë emër e ka përzgjedhur nisur nga vetë emri i saj ‘Ronela’, të cilin ia ka vendosur i ati, por edhe sepse dëshiron që këngët e saj të rrojnë gjatë dhe të lënë gjurmë.

Mirëpo, ajo nuk mundi t’i shpëtonte dot edhe pyetjeve pikante, sigurisht në lidhje me ish-partnerin e saj, Young Zerkën.

“Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje, sepse…?”- ishte pyetja që iu drejtua këngëtares, e cila u përgjigj: “Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje. Përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë lamtumirë”.

Ndërkohë, pyetja e radhës ishte: “Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?”

Ronela Hajati u përgjigj menjëherë: “Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim nuk është e përjetshme”.


