25 Shkurt, 2022

“A po vjen po e bëjmë”/ Era Istrefi “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)


Këngëtarja e njohur, Era Istrefi pas një pauze të gjatë në muzikë, paralajmëroi pak kohë më parë se po punon për një projekt të ri. Gjatë kësaj kohe këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh surprizon fansat me foto provokuese.

 

Së fundmi ajo ka publikuar një fotoalbum ku duket e veshur e tëra në ngjyra bardhë e zi.

Me një bluzë të shkurtër dhe çizme me taka të larta, këngëtarja ka treguar edhe një herë stilin e saj të veçantë, por edhe format seksi.

“Sytë e tu po thonë, a po vjen po e bëjmë”, shkruan Era Istrefi bashkëngjitur me fotot, duke lënë të kuptohet se ky mund të jetë një fragment i shkëputur nga projekti i saj i ri.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj të cilët me sa duket po presin këngën e saj të re.

© Panoramaplus.al