15 Shkurt, 2022

A po thumbon Donald Veshajn?/ Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit publikon këngën e re: Shko te zemra tjetër që…


Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Semi Jaupaj ka publikuar ditën e sotme këngën me titull “Mos u kthe”. Përveç zërit të këngëtares, ajo që ka marrë vëmendje dhe komente të shumta nga fansat është teksti i këngës, i cili mendohet se është i frymëzuar nga Donald Veshaj.

Gjatë këngës, Semi thotë:

“Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”.

Këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish të dashurës së aktorit të humorit. Nëpër komente fansat shkruajnë se këto fjalë janë thumba drejt Donald Veshajt, i cili nisi një romancë me Beatrix Ramosajn brenda BBV.

Ndërkohë ndjekësit kanë shpërthyer në komente:

“Kjo kënge të rrënqeth duke menduar faktin qeë Bora më shumë se çdo kush e ndjen këtë këngë. Bravo Semi️ super dedikim për Donaldin që nuk diti çfarë bëri.”, shkruan një komentues.

“Kete kenge e paske kenduar ne vend të Bores. Pse nuk i leni njerezit rehat dhe të paguajn për veprat e tyre dhe ti zgjedhin secili problemet e tyre. Bejn tifo per Donaldin, bejn tifo per Boren, per Betrix thu , sikur po shtyheni kush kend po e lendon permes Artit e muzikes.”, thotë një tjetër komentues.

Fansat kanë vënë re edhe një detja tjetër, që është arushi të cilin këngëtarja e mbante në duar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Pas daljes ajo ia la aktorit të humorit, por pas lidhjes së tij me Beatrix Ramosajn, e rimori.

“Fiks per Donaldin nga Boraaaa!!!!!! Semiiii je mrekulli️ Dhe arushi ne fund qe mbante Donaldi kujtim prej Semit!! Eshte kaq e qarte se Bora e ka kerkuar kete kenge nga semi!!”, është një tjetër koment.

 

 

© Panoramaplus.al