Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku herë pas here publikon momente nga përditshmëria.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku në “Instastory”, ka publikuar dy video ku shfaqet bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.

Në këto video, shfaqet Xhensila në makinë duke ngrënë gliko Përmeti. Krahas video Besi shkruan: “Më ka pak rond… Ana e errët e Xhensila Myrtezaj, gliko Përmeti”.

Ndërkohë dëgjohet në sfond teksa ai i thotë: “A nuk duron dot deri në shtëpi o zemër?”. “Mbarova fare”, i përgjigjet Besit, teksa ajo vihet re se po e shijon në maksimum glikonë.
© Panoramaplus.al
