6 Gusht, 2021

A ndihet në siklet partneri i Fjoralba Ponarit për shkak të famës së saj? Ja ç’përgjigje i dha moderatorja ndjekësve kuriozë


Fjoralba Ponari ka treguar se partneri i saj, Françesko, nuk është i famshëm dhe nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, prandaj moderatorja nuk poston shpesh me të në rrjete sociale.

fjoralba ponari (5)

Megjithatë, gjatë një interviste virtuale të zhvilluar mbrëmë me ndjekësit e saj, këngëtarja nuk i shpëtoi dot pyetjeve për sportistin e xhudos.

Ty të duan të vegjël e të rritur. Ç’mendim ka Franci, ndihet në siklet?”, e pyet një ndjekëse, së cilës Fjoralba iu përgjigj: “Sigurisht që me punën që unë bëj, vjen vëmendja dhe përgjegjësia publike dhe fatkeqësisht atij i pëlqen jeta e qetë dhe pa zhurmë, ndaj natyrisht të qenit në qendër të vëmendjes nuk është pjesë e listës së gjërave të tij të preferuara, por është gjithmonë mirëkuptues dhe më mbështet në çdo hap që unë ndërmarr! Ai është mbështetësi im më i madh!”.

fjoralba ponari (1)

Pasi artistja bëri publike marrqëdhënien e saj vitin e kaluar, ndjekësit ishin shumë kuriozë të zbulonin planet që çifti ka për të ardhmen. E pyetur se kur do të martohet, Fjoralba tha: “Po pse, po më mban mbi shpinë ti, apo me të ngrënë e të pirë që qenke mërzitur? Ka halle më të mëdhaja se martesa jeta!”.

fjoralba ponari (8)

fjoralba ponari (10) fjoralba ponari (9) fjoralba ponari (11) fjoralba ponari (13) fjoralba ponari (2) fjoralba ponari (4)

© Panoramaplus.al