Modelja Oriola Marashi dhe reperi Noizy kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes për shoqërinë e tyre që nisi dy vite më parë.

Ata janë kapur shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, e madje u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante firmën e OTR. Por kjo gjë ende nuk ka ndodhur, e fansat e saj janë ende në pritje.

Para disa kohësh u tha se mes tyre ka patur një sherr, ku edhe u komentua gjatë pasi që të dy hoqën njëri-tjetrin nga “Instagram”-i.

Por më vonë gjërat ndryshuan. Ishte Oriola e para që publikoi në “Instastory” një foto, duke treguar se tashmë janë sërish miq.
Ndërsa së fundmi, reperi ka publikuar një foto shumë interesante ku shfaqet vetëm në breg të detit dhe shkruan: “A kishe ardh me mu?”.

“Dihet ajo, s’ka nevoj me pyt LAL”, i komentoi modelja seksi dhe Noizy ia ktheu “Laloooooo”.
© Panoramaplus.al
