Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përgjatë vitit 2018 arriti që të korrte mjaft sukses.

Por së fundmi ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private. Njëherë u përfol se ajo është e lidhur me reperin e njohur, Mc Kresha, me të cilin bashkëpunoi me këngën “Psikopatja jote”.

Më pas u përfol se ajo është e lidhur me kantautorin e njohur, Flori Mumajesi. Ky i fundit teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” tha se Fifi ishte e “dashura e tij e portaleve”.

Ndërkohë Fifi ka vendosur që të bashkëbisedojë me fansat e saj nëpërmjet pyetje-përgjigjet në “Instastory”.
Një fans i saj është kurioz që të dijë nëse Fifi ka një të dashur, e këngëtarja i është përgjigjur: “Po, e kam një të portaleve, ma shumë s’ma merr mendja që më duhet…”, duke e shoqëruar me një emoi duke qeshur.

Ndërsa një ndjekës tjetër e pyet: “Çfarë të pëlqen më së shumti te Flori?”. “SHPIRTI. M’fal Flori Mumajesi po prej 61829382 pyetjeve që kam aty njërës do i përgjigjem se plas!”.

Mesa duket Flori dhe Fifi kanë vendosur që t’i “çmendin” fansat e tyre me këto deklarata.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
