1 Nëntor, 2021

“A ke takuar ndonjë ish të dashur të Gjikos?”/ Elita Rudi zbulon detaje të reja nga marrëdhënia me këngëtarin: E kam gënjyer, por…


Elita Rudi, bashkëshortja e Gjikos, ka realizuar dje një intervistë virtuale me ndjekqësit e saj në Instagram, të cilët nuk janë kursyer aspak me pyetjet.

elita rudi (1)

Dyshja janë një ndër çiftet më të ndjekura në rrjete sociale ku publikojnë shpesh foto e video me njëri-tjetrin, por ndjekësit ishin kuriozë të dinin më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, të cilat nuk duken në imazhe.

Elita zbuloi se ka pasur raste që është bërë xheloze ndaj Gjikos, por nuk e ka dhënë veten. Dikush e pyeti: “A ke takuar ndonjë ish të dashur të Gjikos ndonjëherë?”.

Elita iu përgjigj: “Po (Nuk di gjë)”, shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

elita rudi (10)

Edhe pse është bërë xheloze, Rudi tha se kurrë nuk e ka ndjekur dhe as ka pasur dëshirën ta ndjekë bashkëshortin e saj. Si një ndër këngëtarët më të dashur për publikun, Gjiko ka marrë edhe shumë propozime për të realizuar bashkëpunime me këngëtare të ndryshme.

Kur Elita u pyet nëse ia ka ndaluar reperit të bashkëpunojë me ndonjë këngëtare provokative, ajo tha: “Jo”.

elita rudi (11)

Por a e ka gënjyer partnerin? Elita tha: “Po! Tentoj, por rrugës më zbulon Gjiko (gënjeshtra të bardha)”.

Elita dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, një djali, Zërit, si dhe një vajze, Botës. Por a ka në plan moderatorja ta zgjerojë sërish familjen e saj? Elita tha “JO”.

Megjithatë, gjatë shtatzënive, Rudi zbuloi se ka pritur binjakë, por kjo gjë nuk ndodhi.

elita rudi (4) elita rudi (2) elita rudi (6) elita rudi (5) elita rudi (3) elita rudi (13)

© Panoramaplus.al