
Na fal Ylli por e kapëm në kohë videon…
Artisti i njohur nga Kosova publikoi në rrjetet sociale një video për të cilën u pendua më pas dhe e fshiu. Megjithëse nuk dihet arsyeja pse e hoqi, ky veprim ka nxitur edhe më shumë polemika.
Në videon në fjalë, ai shihet në dhomë në errësirë teksa pyet: “A ke nxehtë edhe ti?” Ndërkohë një zë vajze përgjigjet me: “Po”. Pas kësaj Ylli bën një batutë duke thënë:”Askujt nuk i intereson”.
Lind pyetja: Kush është vajza në videon e Yllit që ai e fshiu shumë shpejt? Ndonjë shoqe, bashkëpunëtore…apo mos ndoshta padashje Ylli na zbuloi të dashurën? Fundja videoja është realizuar natën vonë dhe në errësirë… Ylli duhet tu japë disa përgjigje fansave…
Pak ditë më parë ai tha se ishte ‘single’ duke ndarë disa foto nga pushimet e tij të fundit në Ksamil. Krah tyre shkroi: “Gjitha të mirat po veç edhe një femër për seriozisht edhe u kapëm”.

Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë.
Vlen të theksohet se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.
“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.


