Në ditët e sotme duket se ndërhyrjet në fytyrë janë kthyer në një gjë të zakonshme, kur bëhet fjalë për personazhet e njohur të ekranit.

Por ka nga ato femra të njohura që i kanë rezistuar tundimit dhe kanë vendosur që të qëndrojnë ashtu siç janë, pasi ndihen mirë me veten e tyre.

E një prej tyre është edhe këngëtarja e dashur për publikun, Vesa Luma, e cila së fundmi është pyetur nga një ndjekës nëse ka bërë botoks në fytyrë.

“Jo, nuk kam akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëj të lumtur, do ta bëj”, i përgjigjet Vesa fanses që i ka bërë pyetjen.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
