10 Qershor, 2021

A kanë artistët kohë të bëjnë dashuri? Marjana Kondi flet për jetën e saj private dhe ka dy fjalë për bashkëshortin: Jam pafund e dashuruar, ama…


Aktorja e njohur shqiptare, Marjana Kondi, ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe nuk ka nguruar që t’i shprehë publikisht dashurinë bashkëshortit.

marjana kondi

E ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, Kondi u pyet nëse artistët kanë kohë të bëjnë dashuri.

marjana kondi

Ua, si s’kanë?! Patjetër! Unë jam një ndër ato që vetëm dashuroj, vetëm dua njerëz. Sikur të jenë edhe njerëzit me karakterin e mirë, unë jam pafund e dashuruar”,- u shpreh aktorja.

Më pas, kur iu kërkua t’i dedikojë disa fjalë bashkëshortit të saj, Marjana tha:

marjana-kondi

Të dua pafund! Ka atë inteligjencën e mirë. Trurin që ka ai nuk e ka njeri jo këtu, po as në botë. Është i mirë, është i qetë, mua më stopon në gjëra… Ama edhe pa mua nuk bën dot. E kapi polici, se po i jepte shpejt makinës. Polici po i vinte gjobë e më thonte ‘fliti ti’. Unë i thoja ‘s’dua’, se i kisha thënë të mos i jepte shpejt makinës. Sa nxora kokën unë te polici, ai tha: ‘Respekt’,”- rrëfeu artistja.

© Panoramaplus.al