28 Mars, 2019

A ka xhelozi mes Kejvinës e velinës së re? Vajzat seksi zbulojnë si është marrëdhënia mes tyre (FOTO)


Pas largimit të Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, vendin e saj e zuri vila e re, Belinda Dragoti.

E teksa më herët Kejvina u shpreh se nuk mund ta zëvendësonte dot askush, tashmë të gjithë po flasin për 18-vjeçaren seksi.

Si pasojë u përfol se marrëdhënia mes vajzave bukuroshe nuk ishte e mirë për shkak të zilisë, po ato dëshmuan të kundërtën.

Kejvina dhe Belinda ishin mbrëmë e premierës së filmit “2 gisht mjaltë”, ku madje pozuan edhe krah njëra-tjetrës.

Fillimisht Kthella publikoi një video në “Instastory”, n të cilën shfaqet edhe Belinda, që dhuron një puthje para kamerës. Më pas edhe 18-vjeçarja postoi të njëjtën video në “Instastory”.

© Panoramaplus.al