22 Tetor, 2021

“A ka ndonjë shans që të pajtohet me Bojkenin?”/ Ja çfarë thotë Semi Jaupaj për ish-partnerin e saj


Pas ndarjes, këngëtarja Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e ka pohuar vetë artistja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

semi jaupaj, bojken lako (7)

Gjatë bisedave me banorët e tjerë rreth jetës personale, Semi zbuloi disa ditë më parë se personi që kishte pyetur nëse duhej të futej apo jo në “BBV” ishte pikërisht Bojkeni.

Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para ‘Big-ut’, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”,- tregoi Jaupaj.

semi jaupaj (2)

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo bëri një tjetër deklaratë për ish-partnerin e saj. Gjatë bisedës me Monika Lubonjën, këngëtarja tha se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga njerëzit është ‘A do të rikthehesh ndonjëherë me Bojken Lakon?”.

Pjesë nga biseda:

Semi Jaupaj: Kur më pyesin ‘a ka ndonjë shans që të pajtohesh prapë me Bojkenin?’. I thoja ‘jo’, se nga vetë koha që kam kaluar, janë shumë vite. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja ‘Prit se nuk i dihet’… Unë kam ndenjur 8 vite me atë.

Monika Lubonja: A kishit dëshirë që të bënit ndonjë fëmijë?

Semi Jaupaj: Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është që ka dashur të më lërë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka bërë kurrë këtë kërkesë.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (8)

Ish-çifti nisën një romancë në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së Lakos nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

Gjatë bisedës me aktorin e humorit, Semi pranoi se Bojkeni ishte “dashuria e saj e parë” dhe se me të është njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç. Artistja kishte plot 17 vite diferencë nga Lako, pasi në atë kohë, ai ishte 34 vjeç.

semi jaupaj (1)

Ndërkohë, në muajin maj të këtij viti, kur u pyet nëse është ende në një lidhje me Bojkenin, këngëtarja konfirmoi ndarjen dhe i habiti të gjithë me deklaratën e saj.

Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”,- u shpreh Jaupaj.

semi jaupaj, bojken lako (3)

Gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh, Bojkeni madje foli për planet për dasmë, duke treguar se si çdo njeri, edhe ata kanë dëshirë të bëjnë një ceremoni që do ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës.

Megjithatë, sot ata nuk janë më bashkë dhe arsyet e ndarjes ende nuk dihen.

semi jaupaj bojken lako1 semi jaupaj bojken lako2 semi jaupaj bojken lako5 semi jaupaj bojken lako6 semi jaupaj bojken lako8 semi jaupaj bojken lako10

© Panoramaplus.al