30 Gusht, 2019

“A ka më rripa për mua”, Elita tremb Gjikon teksa i jep makinës (FOTO)


Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, ka postuar sot disa video ku shfaqet me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.

Në video ajo shfaqet teksa i jep makinës, ndërsa Gjiko është pasagjer. Ky i fundit duket se është frikësuar gjatë rrugës, pasi teksa bënte video me bashkëshorten, trembet dhe e ul kamerën.

Në një moment, Gjiko dëgjohet t’i thotë Elitës të ecë më ngadalë, pasi para tyre kishte makina të tjera. “Kadalë, kadalë”- thotë reperi, ndërsa Elita nis të qeshë.

Ndërsa në një tjetër video, Gjiko tregon se është lidhur me rripin e sigurimit dhe teksa filmon veten, bërtet: “A ka më rripa për mua?”.

© Panoramaplus.al