31 Tetor, 2022

A ka krizë mes çiftit të njohur? / Befason Jennifer Lopez me fotot e fundit


Të tjera detaje po dalin në dritë lidhur me martesën e shumëpërfolur të Jlo dhe Ben.

Tashmë shumë burime po tregojnë se pas martesës, Ben është shndërruar në ‘kukullën’ e këngëtares dhe aktores së njohur. Një burim i afërt me dyshen i ka treguar “Heat Magazine” se Ben duket sikur është nga momenti në moment gati për të qarë.

“Të gjithë, duke përfshirë Ben, e dinin se çfarë do të nënkuptonte martesa me Jennifer-in, por është e vështirë të besohet se ai është 100 për qind i lumtur kur është kaq dukshëm i humbur. Është pothuajse sikur ai është kthyer në kukullën e J.Lo-s, ashtu si të gjithë djemtë e tjerë para tij, dhe ka një ndjenjë të fortë se ai e ka pranuar se kjo është rruga e tij, të paktën tani për tani.

Miqtë si Matt Damon dhe vëllai i tij Casey shpresojnë që ai të dalë prej kësaj gjendjeje, duket sikur do të shpërthejë në lot në çdo moment.” Mirëpo, së fundmi Jlo ka nxitur sërish thashetheme,  ajo është shfaqur pa unazën e martesës ku ka publikuar disa foto nga shtrati.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Në fotot e marra nga RadarOnline.com, Affleck dukej i tensionuar dhe i trishtuar ndërsa fuste dorën në xhep në mënyrë strategjike, duke i bërë të gjithë të hamendësojnë nëse 50-vjeçari po e mban ende unazën e martesës.

 

 

© Panoramaplus.al