27 Shtator, 2021

A ka diçka mes tyre? Angelina Jolie dhe The Weeknd fotografohen sërish bashkë në…


Angelina Jolie dhe The Weeknd janë fotografuar duke shijuar një drekë së bashku, pavarësisht betejës së aktores me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, për kujdestarinë e fëmijëve.

angelina jolie (2)

Sipas “The Sun”, 46-vjeçarja vendosi që të takohet me këngëtarin në Santa Monica. Ata u fotografuan në restorantin italian “Giorgio Baldi”. Raportohet se Angelina dhe The Weeknd qëndruan rreth dy orë e gjysmë duke biseduar me njëri-tjetrin në një seksion pivat brenda restorantit luksoz.

angelina jolie (3)

Gjithashtu, aktorja shkoi vetëm në restorant, por më pas doli bashkë me The Weeknd.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja shihet në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në muajin korrik, ata u panë bashkë në një koncert në Los Anxhelos.

Angelina dhe Brad u divorcuan në vitin 2014, por po luftojnë ende për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox, 20 vjeç, Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Shiloh, 15 vjeç dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 13 vjeç.

angelina jolie (1) angelina jolie, brad pitt (3) angelina jolie, brad pitt (1)

© Panoramaplus.al