Sarah Berisha dhe Beatrix Ramosaj, kanë diskutuar me njëra-tjetrën në lidhje me romancën që këngëtarja po kalon këto ditë me Donald Veshajn. Blogerja i tha Beatrixës se i kishte vënë re që në fillim se ata të dy kishin një lloj kimie me njëri-tjetrin.

Sipas tyre, prania e Semi Jaupajt në shtëpi ishte arsyeja që çifti nuk mundi të shprehë pëlqimin që kishin pasur. Beatrix tha se ka qenë vetë aktori që i ka dhënë konfirmimin asaj dhe prandaj gjërat filluan të rridhnin.
Natën e spektaklit në “Prime” u diskutua rreth asaj çka po ndodh mes tyre, ku dyshja i dha fund spekulimeve duke thënë se kjo ishte ajo që ata dëshirojnë.
Pjesë nga biseda:
Sarah Berisha: Shikoja sjelljen tënde ndaj Donaldit, ose kur të ngacmonim me Pajtimin mbase ti se bëje për të keq, thjesht është ai momenti kur kë qejf një person dhe do të bësh një lloj gjesti, mënyra sesi të ndryshonte mimika e fytyrës…
Beatrix Ramosaj: Mbase ajo… Nuk e kontrolloj dot, jam munduar.
Sarah Berisha: Është normale, sepse unë e kam vënë re kur ndodhi dhe tek muhabeti me Klejdin që spati asnjë gjë midis jush, kishte zero për qind kimi, më fal që po ta them… Se di mbase Klejdi mund të kishte pasur ndonjë lloj pëlqimi. E shikoja dhe nga ty e shikoja dhe nga Donaldi, mënyrën sesi u sillte me ty me shakatë me gjërat. Kështu që ka pasur një lloj gjëje, thjesht është vënë në dukje tek ju të dy ditëve të fundit.
Beatrix Ramosaj: Po se ditët e fundit unë e kisha një lloj konfirmimi nga ai, prandaj ndodhi…
Sarah Berisha: Të të them një gjë? Unë mendoj se mund të jeni step më shumë dhe se ka qenë Semi këtu.
Beatrix Ramosaj: Unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj… edhe sikur të ishte Semi tani…
Sarah Berisha: Në qoftë se ai do të të jepte një dritë jeshile do të vazhdonte?
Beatrix Ramosaj: Do kisha qenë në super siklet. Se di, nuk e kam provuar që ta konfirmoj si mund të ishte. Unë jam sjellë shumë normal, që në ditën e parë, as nuk kam pasur siklet sepse nuk kam pasur arsye… Unë në qoftë se e kam pasur një pëlqim e kam mbajtur për vete.
Sarah Berisha: A jeni puthur?
Beatrix Ramosaj: Jo, pse?
Sarah Berisha: Mendova atë natë kur u bë ajo loja me tekila, por jo tek loja, tek pishina.. Okej, nejse mos u ndjej në siklet
Beatrix Ramosaj: Thjesht po e shijojmë këtë gjë sepse është shumë e bukur.


