25 Tetor, 2018

“A je trans?”, ndjekësit “bombardojnë” me komente Ronelën pasi kapën detajin pikant në pjesën intime (FOTO)


Ajo është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më natyrale të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Ronela Hajatin, e cila nuk e ka aspak problem që të shfaqet edhe pa makijazh.

Ajo gjithashtu shfaqet edhe e veshur sa më thjeshtë në fotografitë që publikon në rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj, me foton e fundit që ka postuar në “Instagram”.

Këngëtarja e njohur ka veshur një palë kominoshe ngjyrë ulliri dhe kjo ka bërë që në mes të këmbëve të formohen rrudha të ndryshme. Ndjekësve të saj u ka tërhequr vëmendjen forma që ka marrë pjesa intime e Ronelës.

Duke u nisur nga kjo gjë, ndjekësit e kanë ‘bombarduar’ me komente duke e cilësuar edhe tranvestit.

“Femër me bo*e, hallall plako. Aje trans. A trans je zemër, çfarë ke aty”- janë disa prej komenteve që i kanë shkruar djekësit.

Kur e pyesin nëse ka organ gjenital të një mashkulli, këngëtarja nuk ngurron dhe u përgjigjet: “Po, e kam”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al