Jennifer Garner ka hedhur poshtë thashethemet se është shtatzënë.
Thashethemet nisën pasi aktorja 48-vjeçare postoi një video nga ferma e saj në Locust Grove, Oklahoma dhe një ndjekës e pyeti: “A je shtatzënë?”
Por ylli i Hollywood u shpreh se është nënë e tre fëmijëve të shëndetshëm dhe nuk dëshiron të bëjë më fëmijë të tjerë.
“Unë jam 48-vjeç. Kam tre fëmijë të shëndetshëm, nuk jam dhe nuk do jem kurrë më shtatzënë,”- iu përgjigj prerazi aktorja.
Jennifer Garner shtoi se mund të ketë fituar peshë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19.
“A kam fituar peshë gjatë COVID-19? Ndoshta, por kjo është histori tjetër,”- shtoi ajo.
Shumë fansa i erdhën në mbrojtje, duke i thënë ndjekëses se kurrë nuk duhet të pyesë një femër nëse është shtatzënë.
Ndërsa komplimentuan aktore, duke u shprehur se dukej shkëlqyeshëm.
Garer ka tre fëmijë, Violet, Seraphina Rose Elizabeth dhe Samuel me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck.











