Melisa Lleshi dhe Armando Shehi ishin një ndër çiftet më të përfolur në “Për’puthen”.

Dhe pse dyshja kanë patur zënka dhe keqkuptime mes njëri-tjetrit duke i pasqyrar kështu dhe në rrjetet sociale duket se kësaj herë ndarja mes tyre ishte përfundimtare. Andi ka treguar gjatë një interviste se lidhja mes tyre u bë toksike dhe se ziheshin shumë, kështu që vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies.

Së fundmi Melisa ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe të gjithë janë kurioz të dinë nëse ish-konkurrentja ka gjetur një partner të ri.
“A je në një lidhje apo single?”– e pyet një ndjekës, ndërsa Melisa nuk ngurron të përgjigjet se është “shumë e lumtur single”.

Andi dhe Melisa kanë bashkëjetuar prej më shumë se 1 vit bashkë dhe ishin pothuajse të pandashëm nga njëri-tjetri. E pyetur se me kë po e vazhdon jetën e saj tani, këngëtarja ka treguar se ndodhet pranë familjes së saj, qenushave dhe shoqërisë .

Rikujtojmë se disa ditë më parë dhe Andi realizoi një ‘ask’ me ndjekësit e tij ku u pyet nga nëse di të kishte diçka që ai do dëshironte ta kthente pas. Sipas tij çdo gjë ndodh për një arsye dhe është më mirë që të mësosh nga gjërat që ke humbur, duke iu referuar kështu dhe lidhjes së tij me Melisën.

Por nuk mungoi as reagimi nga ana e Melisës. Ish-konkurrentja e Për’puthen ka publikuar në Instastory një kënge që i referohet një dashurie të shkuar.
“Budallai mendon se kam nevojë për të. Asgjë tek ty nuk më tërheq më. Të bëj bllok, të shmang tani. Por më pëlqen si dukesh kur më lutesh. Ti uron që unë të të mungoj, por ik tutje, largohu”– janë disa nga rreshtat e publikuar nga Melisa.


