Një ndër pyetjet e publikut që iu bënë Ardit Çunit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, në fillim të kësaj jave, ishte: “A të pëlqejnë më shumë çunat apo gocat?”.

Arditi iu përgjigj: “Kam përshtypjen që kjo goca duhet të jetë profil çuni, kështu që ‘skip’. Dihet tashmë çfarë pëlqej, kështu që mund t’ia tregoj në një vend tjetër, në një moment tjetër”.
Por kjo përgjigje nuk i ka mjaftuar Palomës, e cila për tri ditë me radhë iu “qep” Arditit dhe i bënte të njëjtën pyetje, duke tentuar të nxjerrë diçka nga konkurrenti. Mirëpo, ditën e djeshme, diskutimi mes tyre agravoi në debat të ashpër dhe Paloma nuk u përmbajt fare.
“Ti je gay?”,– e pyeti Paloma, duke bërtitur me zë të lartë, ndërkohë që Arditi ia ktheu: “Po deshe, ta provoj”. Kjo nuk i pëlqeu aspak gazetares, e cila e konsideroi “turp” mënyrën se si iu kthye Çuni.

Pjesë nga debati:
Arjola Demiri: Nuk duhen bërë këto pyetje.
Paloma: Të betohem që nuk e kam pasur me atë kuptim, po ky i mendon vet këto gjëra. Turp, të të vij. Në qoftë se ti e mendon këtë, i bie që je. Ty të djeg.
Ardit Çuni: Mua më djeg? Po çfarë thua?
Paloma: Nuk ja bëra pyetjen me qëllim.
Ardit Cuni: Paloma nuk bën dot lajm ti, as me shijet e mia, as me seksualitetin tim, se jam shumë i qartë kush jam. Në qoftë se do ta vërtetoj dhe ty po të duash. Nuk bën dot lajm me mua zemra e vogël, harroje.

Ndërkohë, mbrëmë pasi pa debatin me Palomën, tha: “Nuk dua të zgjatem se nuk dua t’i jap më shumë frymë një gjëje që nuk më intereson. Unë ia kam bërë shumë të qartë Palomës një ditë, dy ditë, dhe videot e tregonin shumë qartë që e kam diskutuar dhe ajo që nuk më pëlqen është që unë me Palomën kam patur më shumë konfidenca se me çdo banor tjetër në shtëpi.

Një ditë të bukur Paloma ndryshon sjellje vetëm për të përmbushur objektivat në kokën e saj, por ka gjetur personin e gabuar, sepse më shohin sytë në të katërta anët e shtëpisë. Kam një intuitë që nuk më gabon dhe Palomën që kur e hap gojën, deri më sot e kuptoja menjëherë ku donte të dilte dhe nëse kishte një pyetje për të ma bërë le të vinte të ma bënte direkt, sepse unë jam shumë i hapur përsa i përket kësaj pjese. Kam hasur komente të tilla edhe më përpara.

Nuk ka asgjë të gabuar në këtë mes. Unë jam një mashkull që e mbaj veten, kujdesem për veten, kurohem për veten. Dhe normalisht i pres edhe komente të tilla dhe nuk më bëjnë përshtypje, sepse jam shumë në rregull me veten. Unë e kam thënë se kush jam, i kam shprehur pëlqimet e mia”.
Pavarësisht argumenteve të Palomës se nuk e ka bërë me tendencë këtë pyetje ndaj Çunit, banorët e tjerë mendonin njëlloj si Arditi dhe e kundërshtuan Palomën.

Donaldi ishte i pari që reagoi, kur tha: “I fole tre herë, nuk e kupon që ai ndihet keq për atë gjë. Çfarë do, që të dalë me tabelë para? Mendoj se ti nuk i mendon gjërat fare. Unë çfarë kam për Arditin, ia them në sy. I ke pyetjet tendencioze.
Këto janë shumë gjëra personale për t’u diskutuar në një tavolinë duke pirë cigare, kështu si padashje. Ne kemi probleme me gay-t prej mentalitetit. Dhe mentaliteti vjen nga njerëz si ti. Prandaj ai njeriu edhe mund të jetë, poe ka problem ta thotë. Nëse do të marrësh të vërtetën prej tij, duhet të luash ndryshe”.

Më pas ishte Arjola Demiri ajo që iu bashkua duke thënë: “Ti po krijon situata që në qendër të vëmendjes je ti, jo Arditi. Ti je programuar. Ta kam thënë disa herë që sot e ke pasur tendencioze se të thash që merre personin anash edhe pyete më vete. Nëe nuk na intereson.
Të gjithë e kemi parë mesazhin, kush nga ne të tjerët ka shkuar ta pyesë Arditin që ça kishte ai mesazh. Kjo është shumë personale. Nuk ke të drejtë të hapësh të tilla tema, sepse është private dhe e ke tendencioze. Çfarë ka ndjerë familja e atij kur e ka parë nga shtëpia sjelljen tënde?”.


