19 Gusht, 2021

“A je e virgjër?”- Rudina Dembacaj i përgjigjet me ironi ndjekësit, zbulon edhe arsyen pse nuk publikon shpesh foto me fëmijët e bashkëshortit të saj


Rudina Dembacaj gjen gjithmonë kohë për ndjekësit e saj kuriozë në Instagram, me të cilët zhvillon biseda virtuale. Ditën e djeshme, aktorja e humorit i dedikoi atyre një orë kohë për t’i bërë pyetje të ndryshme.

rudina dembacaj (1)

Një ndjekëse, e cila kishte vënë re mungesën e fotove të moderatores me fëmijët e Mark Frrokut, bashkëshortit të saj, e pyeti: “Del më shumë me vajzën tënde në story dhe me fëmijët e Markut shumë rrallë”.

Rudina, e cila ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të tre fëmijët e partnerit të saj, iu përgjigj: “Janë fëmijët e mi, s’ka lidhje, e imja apo të Markut. Nuk e kanë shumë qejf jetën publike”.

rudina dembacaj (7)

Një tjetër pyetje pikante që iu bë Dembacaj ishte: “A je e virgjër?”. Rudina iu përgjigj me ironi: “Po! Edhe po më fyen shumë, që e vë në diskutim”.

rudina dembacaj (2)

Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, ndërsa Rudina është nënë e një vajze. Pas vdekjes së bashkëshortes së Markut dhe divorcit të Rudinës nga Aleks Varfaj, dyshja u martuan në një ceremoni më 1 janar të këtij viti.

Pas celebrimit, të gjithë ishin kuriozë të dinin nëse fëmijët dhe prindërit e ish-deputetit jetojnë në një shtëpi me moderatoren. E pyetur për këtë disa muaj më parë, Rudina tha: “Me fëmijët, sigurisht! Ndërsa me prindërit. Jo”.

rudina dembacaj

Përsa i përket zgjerimit të familjes, Rudina ka treguar më parë se e mendojnë të dy diçka të tillë, por fëmija do të vijë më vonë, për shkak të projekteve dhe angazhimeve që ka.

rudina dembacaj (9) rudina dembacaj (4) rudina dembacaj (5) rudina dembacaj (6) rudina dembacaj (1) rudina dembacaj (9) rudina dembacaj (3) rudina dembacaj (3) rudina dembacaj (4) rudina dembacaj (9) rudina dembacaj (7) rudina dembacaj (4)

© Panoramaplus.al