26 Shtator, 2022

A janë Khloe Kardashian dhe ylli i “365 ditë” çifti më i ri i Hollywood?


Khloe Kardashian po jeton ditët më të mira si nënë beqare e dy fëmijëve, pas lindjes së djalit të saj me ish-partnerin Tristan Thompson.

Ylli i ‘The Kardashians’ ngjalli së fundmi aludime për një romancë me aktorin italian Michele Morrone pasi të dy u panë së bashku më 24 shtator gjatë dhe pas shfaqjes së ‘Dolce & Gabbana pranverë/verë 2023’ në ‘Javën e Modës në Milano’, ku dizajnerët dhe motra e saj Kim Kardashian debutuan së bashku koleksionin e tyre të ri.

Në ngjarje, Khloe dhe Michele, i cili mori famë pas rolit të tij në filmin erotik ‘365 Days’, u ulën pranë njëri-tjetrit, pranë fëmijëve të Kim-it dhe Kris Jenner.

Siç shihet në një foto që aktori ka postuar në Instagram Story, ai dhe Khloe më vonë dukeshin goxha komod në prapaskenë. Ai e vendosi krahun rreth saj dhe dukej se i pëshpëriste diçka në vesh. Fotoja u bë virale, ashtu si edhe një video tjetër e shpërndarë nga fansat, e cila tregon të dy duke kërcyer nga afër në një festë.

Që nga 25 shtatori, as Khloe, as Michele, nuk ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

Nëse dyshja nuk kanë thjesht diçka platonike, aktori do të ishte njeriu i dytë i lidhur me Khloe që kur ajo dhe Tristan u ndanë vitin e kaluar. Qershorin e kaluar, E! News konfirmoi se ylli kishte filluar të takohej me një biznesmen, emri i të cilit nuk u bë kurrë publik. Romanca e çiftit më vonë “u shua”, tha një burim në gusht, rreth një javë pasi Khloe dhe Tristan mirëpritën djalin e tyre, i cili iu bashkua vajzës së tyre True Thompson, 4 vjeç.

Themeluesja e ‘The Good American’ prezantoi djalin, emri i të cilit nuk është bërë publik, në premierën e sezonit të dytë të ‘The Kardashians’ më 22 shtator. Në serialin e ‘Hulu’, Khloe u emocionua duke folur për jetën e saj.

Më 24 shtator, Khloe falënderoi fansat e saj për mbështetjen e tyre pasi u largua nga mediat sociale mes kritikave të shtuara për zgjedhjen e saj për të zgjeruar familjen me Tristanin, pavarësisht tradhtive të tij në të kaluarën.

Sa i përket sportistit, i cili tashmë është baba i katër fëmijëve, edhe ai ka vazhduar jetën. Ai është fotografuar me femra të tjera që nga ndarja e tij nga Khloe, së fundmi më 21 shtator, në prag të premierës së ‘The Kardashians’, ai u pa duke lënë një festë të West Hollywood me një grua të identifikuar si modelja e OnlyFans Juanita JCV.

Dhe më 25 shtator, disa orë pasi fotot e Khloe dhe Michele u bënë virale, ai ndau një status në Instagram Story. “Të dielën në mëngjes. Mbyllur brenda,” shkroi ai, krahas një selfie në pasqyrë të vetes pa këmishë në një palestër. “Ji i bekuar.”

© Panoramaplus.al