
Qytetarët zvicerianë kanë votuar për disa ndryshime në ligjin për martesat e së njëjtës gjini pas një referendumi të thirrur nga kritikët.
Sipas BBC, më shumë se 60% e votuesve e kanë mbështetur ligjin, e cila do ta çonte Zvicrën në përputhje me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.
Në prag të votimit, grupet kishtare dhe partitë politike konservatore e kundërshtuan idenë, duke thënë se kjo do të minonte familjen tradicionale.
Zvicra ka lejuar çiftet e të njëjtit seks të regjistrohen si partner që nga viti 2007, por disa të drejta u janë kufizuar.
Por ndryshimet e reja në ligj, do të bëjnë të mundur që çiftet e të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë dhe çiftet lezbike të martuara të kenë fëmijë përmes dhurimit të spermës.
Gjatë 20 viteve të fundit shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë njohur martesën e të njëjtit seks, por në Zvicër shumë vendime të mëdha shkojnë në një votim mbarëkombëtar.
Ndryshimet e reja u votuan në Kuvend në muajin dhjetor të 2020, por zërat kritikë apo dhe shumë parti politike i kundërshtuan. Ata mblodhën firma të mjaftueshme për të thirrur një referendum për ta hedhur këtë nismë në votë kombëtare.
© Panoramaplus.al
