20 Shkurt, 2022

A i ka gjetur dajë Pashuku burrë Beniadës? Ja si përgjigjet modelja


Mbas finales së madhe të “Big Brother VIP”, ku çmimin e madh e rrëmbeu Ilir Shaqiri, ish-banorët e shtëpisë më të famshme janë mbledhur të gjithë bashkë për t’u përgatitur për post “Big Brother VIP”.

Ish-banorja e “BBVIP”, Rudina Demneri ose e njohur ndryshe si Paloma, ka postuar në profilin e saj në Instagram disa video ku shfaqët pranë finalistes, Beniada Nishanit, të cilës i kërkon të thotë diçka për fansat të cilët e kanë pyetur rreth saj.

Paloma: Çfarë do t’i thuash të gjithë fansave që pyesin për ty tek Instagrami im

Beniada: Faleminderit të gjithëve. Ju përqafojmë shumë, ju duam.

Më pas në videon në vijim Paloma e pyet modelen nëse i ka gjetur dajë Pashuku ndonjë burrë.

Paloma: Me qenë së ra fjala, të gjeti daja Pashuku burrë, apo jo?

Beniada: Akoma jo, po pres.

© Panoramaplus.al