Khloé Kardashian ka testuar veten e saj në makinën e së vërtetës. Teksa përballë vetes kishte motrën e saj Kourtney ajo është pyetur se si është marrëdhënia e saj me ish të fejuarin, Tristan Thompson.

Themeluesja e “Good American”, tregoi se se nuk ka më asnjë marrëdhënie me ishin e saj, madje as që ka fjetur me të në shtrat.
“A ka ndonjë gjë që do të donit t’iu pyesja? Për të pastruar çdo thashethem?” e pyeti Kourtney.
Menjëherë Khloe u përgjigj: “Jo, nuk jam duke fjetur me të. Në të vërtetë nuk jam.”
Më pas ekzaminuesi ka bërë me dije se Khloe ka treguar vetëm të vërtetën.
Kujtojmë se ylli ka ndarë për herë të parë në rrjetet sociale imazhe të djalit të saj me Tristan Thompson, të cilin e mirëpritën përmes një nëne surrogate në fund të korrikut.
Fotot e ëmbla, të postuara në Instastory të themelueses së Good American, një ditë para Halloween , tregojnë vajzën e tyre True Thompson, të veshur si Owlette nga seriali Disney Junior “PJ Masks”, duke mbajtur në krahë vëllanë e saj të vogël.
Djali 3-muajsh, emri i të cilit nuk është bërë publik gjithashtu edhe fytyra, ka veshur një kostum tigri dhe një palë çizme për bebe Nike.


