12 Gusht, 2022

“A është Hollywood në planet e tua?”/ Delinda Disha i përgjigjet ndjekësit: Do shkoj shumë shpejt…


Delinda Disha është prej vitesh tashmë pjesë e ekraneve shqiptare si aktore humori në spektakle të ndryshme.

Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur edhe për jetën e saj profesionale.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Delindën: “Çfarë do bëje nëse do lije aktrimin?” Aktorja ishte e prerë në përgjigjen e saj teksa shkruan: “Nuk do ta lë kurrë!”

Një tjetër ndjekës i shkruan aktores nëse Hollywood-i është në planet e saj afatgjata.

“Po do doja shumë por do shkoj shumë shpejt punë, besim, durim”- shkruan Delinda, duke mos treguar më shumë detaje.

Në një intervistë të dhënë më parë, Delinda Disha foli për ëndrrën për tu bërë aktore e Hollyëood.

“I thoja mamit kur isha e vogël nuk më ke bërë për Shqipëri por për Hollyëood. Por sigurisht aktore Hollywood është ëndërr,”– tha Delinda e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora.

© Panoramaplus.al