6 Korrik, 2022

“A është e vërtetë që je një pornostare?” Enca habit me përgjigjen: Po, por vetëm…


Ruenca Haxhiaj e njohur thjesht si Enca njihet për përgjigjet dhe deklaratat me spec. E tillë ka qenë edhe deklarata e saj e fundit.

Këngëtarja ka realizuar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësut e saj në Instagram duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve që ata kanë për të. Mes të tjerash dikush e ka pyetur Encën nëse është e vërtetë që është një pornostare. Kjo pyetje nuk ka ngelur pa një përgjigje nga Enca e cila është përgjigjur: “Për të dashurin tim po.”

Ndërkohë, njëri nga fansat e pyet Encën se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Bow Down” nuk ka hezituar të japë një përgjigje, madje “ka shfrytëzuar” rastin për të thumbuar kolegët e saj.

“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”, shkruan Enca në përgjigjen e saj.

© Panoramaplus.al