1 Shkurt, 2020

A e ka falur? Pas heshtjes së gjatë Jessica Biel reagon për tradhtinë e Justin Timberlake. Terapia në çift për shpëtimin e martesës …


E ardhmja e çiftit të famshëm Justin Timberlake dhe Jessica Biel u vu në pikëpyetje pasi këngëtari u fotografua duke mbajtur duart me kolegen e tij.

Por pas një falje publike që i kërkoi Justin, ku u rrëfeu se nuk e kishte tradhtuar, duket se themelet e martesës së tyre janë të forta.

Jessica duket se e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe e ka falur bashkëshortin e saj.

Pas një heshtje të gjatë, më në fund ajo reagoi në lidhje me qëndrimin që mbante ndaj këngëtarit.

Jessica publikoi një seri fotosh ku i uronte ditëlindjen Timberlake.

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit që nuk njeh kohë. Ti në një farë mënyre je rritur pa u plakur. Të duam shumë,”- shkroi ajo.

Fjala “Ne” është një referencë për veten ashtu edhe për djalin 4-vjeçar të çiftit, Silas Randall.

Justin dhe Jessica janë martuar në vitin 2012.

Por nëntorin e kaluar, këngëtari u fut në probleme me gruan pasi një paparaz e kapi duke mbajtur dorën e aktores Alisha Wainwright në New Orleans, me të cilën aktroi në filmin “Palmer”.

Në një postim në Instagram, ai I kërkoi falje bashkëshortes së tij duke thënë se atë natë ishte i pirë,

Ndërsa thuhej se Jessica ishte shumë e mërzitur për veprimin e tij dhe se nuk e kishte falur plotësisht.

Por në vitin e ri çifti u pa sërish bashkë duke ngrënë një darkë në Kaliforni. Më pas u panë në New York me djalin e tyre.

Gjithashtu u raportua se ata janë në një terapi në çift në përpjekje për të forcuar lidhjen e tyre martesore dhe duket se ka funksionuar.

© Panoramaplus.al