30 Shtator, 2023

“A e do ende Don Xhonin?”/ Ish-partnerja e reperit jep përgjigjen e saj të prerë (Foto)


Reperi i njohur Don Xhoni dhe ish-partnerja e tij Ariana Lirey për disa kohë u shndërruan në një ndër personazhet më të përfolura të shoëbizit shqiptar.

Dyshja u njohën në rrjetet sociale, për të vazhduar më pas në një lidhje.

Romanca e tyre e dashurisë ishte ndër historitë më të bujshme, pas çifti kishin një lidhje jo të qëndrueshme. E disa muaj më parë, dyshja duket se i dhanë dhe një tjetër shans njëri tjetrit, madje u përfol se ata mund të kishin kurorëzuar dhe dashurinë e tyre në martesë, pasi modelja postoi asokohe një foto me unazë në gisht.

Por edhe ky rikthim i tyre nuk zgjati shumë dheata tashmë po vazhdojnë jetët e tyre. E së fundmi modelja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse ‘e do ende Don Xhonin’

“A e dashuron ende Don Xhonin, ju dukeshit një çift shumë i bukur”- e pyeti një ndjekës/e

“Jo, dua lirinë time dhe jetën. Nuk më intereson”– u përgjëgj Ariana.

© Panoramaplus.al